Mario Baloteli mori si shumë herë vëmendjet e medieve anembanë botës për shkak të një ngjarje tejet të çuditshme ku protagonist ishte vetë ai. Sulmuesi italian shpërndau në llogarinë e tij një “Instagram” një video ku i premtoi një personi 2000 euro nëse ai do të zhyste motorrin e tij në det.
Në fund personi ra dakord dhe Baloteli e mbajti fjalën duke i dorëzuar 2000 eurot. Mirëpo, kjo shaka në dukje e papërfillshme e ka vënë futbollistin dhe tri persona të tjerë në telashe me shtetin italian.
Mario Balotelli has made headlines in Italy again as he paid a local bar owner in Naples €2000 cash to drive a Vespa into the sea…
Easiest €2k ever ???
[IG: mb459] pic.twitter.com/TjF4Z76nPU
— Footy Accumulators (@FootyAccums) July 6, 2019
Mediet italiane kanë mësuar se lojtari dhe tre personat e pranishëm në ngjarje janë denoncuar në polici për nxitje krimi dhe nxitje kumari të paligjshëm. Lajm ky që nuk do ta gëzojë aspak sulmuesin, por e sigurt është që e kundërta do ndodhë me avokatin e tij.