Ndizet Arsenal, arrin marrëveshjen me zbulimin e Ligue 1

Arsenal ka arritur marrëveshjen me Sant Etien për të transferuar Uilliam Saliban. Francezi kërkohej me ngulm nga Unai Emeri dhe sot vjen lajmi se është arritur akordi me klubin francez. Saliba është vetëm 18 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës.

I riu do të zbarkojë në “Emirates Stadium” në këmbim të 30 milionë eurove që do shkojnë në arkat e Sant Etien. Saliba ka shfaqur aftësi të jashtëzakonshme dhe Arsenal është kapërcimi i madh në karrierë.

Ai ka ardhur në një klub ku nuk kanë aspak frikë të aktivizojnë talente të rinj. Emeri pritet ta integrojë në ekipin e parë dhe në varësi të paraqitjeve të tij edhe ta bëjë pjesë të pandashme e formacionit kryesor. Në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *