Senegali vazhdon marshimin drejt trofeut të Kupës së Kombeve të Afrikës. Kombëtarja senegaleze siguroi biletën në finale duke mundur Ugandën me rezultatin 1 – 0. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi i njohur Sadio Mane.
Në ccerekfinale Senegali do të ndeshet me Benin, skuadër kjo që befasoi të gjithë duke eliminuar Marokun që ishte një ndër skuadrat favorite për të fituar turneun.
Krahas Mane kombëtarja e Senegalit është e përbërë nga futbollistë të njohur si qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, sulmuesi Mbaje Niang dhe mesfushori i Everton, Idriza Gueje.
Senegal 1 – 0 Uganda
Shënues: Mane 15’