ZYRTARE | Partizani s’njeh pushim, firmos sulmuesi nigerian

Partizani ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin nigerian Teofilus Solomon. Futbollisti 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Shqipërisë. Nigeriani ka një “CV” të pasur ku bien në sy emrat e ekipeve si Partizani i Beogradit, Ujpest dhe Rijeka, por minutat në këto skuadra kanë qenë me pikatore.

Solomon ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një vit të tretë. Nigeriani është përforcimi i tretë i Partizanit në repartin e sulmit, ku krahas tij të kuqtë kanë afruar brazilianin Uilliam Kordeiro dhe xhamajkanin Braian Braun.

ZYRTARE

THEOFILUS SOLOMON PËRFORCIMI RADHËS I KAMPIONËVE

Klubi i Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me klubin hungarez Ujpesht për transferimin e Theofilus Solomon. Sulmuesi nigerian do të jetë tashmë pjesë e kampionëve të Shqipërisë pasi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 23 vjeçari në karrierën e tij ka luajtur në kampionatin kroat me ekipet e Rijekës, Zadar, Shibenik, Istra 1961, Inter Zapreshiç. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe e Partizanit të Beogradit në Serbi dhe Omonia Nikosia në Qipro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *