Jo vetëm Sensi, Interi i Kontes siguron firmën e yllit italian

Interi i kësaj vere duke më ambicioz se kurrë këto vite të fundit. Pas firmave të njëpasnjëshme të Lazaro, Sensi e Godin, zikaltrit duket se kanë siguruar shërbimet e Nikolo Barela. Talenti i Kaljarit pritet të jetë blerja më e madhe e bërë deri tani nga Marota në Milano.
Këtë lajm e konfirmon rivali direkt i zikaltërve për shërbimet e Barelës, Petraki. Drejtori sportiv i Romës ishte në bisedime e sipër për të bindur mesfushorin të vijë në kryeqytet, por i gjithë mundi nuk ja ka vlejtur. Dëshira për të qenë pjesë e Interit, klubi që bën edhe tifo, ka dalë mbi gjithçka.

“Nikolo nuk do luajë me Romën. Ai do jetë pjesë e Interit, me Antonio Konten. Gara është e mbyllur tashmë”, u shpreh Petraki. Blerja e një ylli si Barela do të shtonte edhe më shumë cilësinë e mesfushës së Interit. Me ardhjen e 22-vjeçarit dhe me blerjen e një sulmuesi qendre, Interi është gati të luftojë për t’iu afruar sa më shumë Juventusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *