Teuta ka mbyllur fazën përgatitore në Bullgari me një miqësore ndaj Septemvri Sofias, ekip që vitin e kaluar ishte pjesë e kategorisë së parë bullgare. Skuadra e Bledi Shkëmbit regjistroi një fitore me shifrat 2 – 0.
Golat për durrsakët u shënuan nga Sherif Kallaku dhe kroati Tomislav Bushiç. Teuta do të vijojë përgatitjet në Shqipëri në kuadër të përballjes ndaj estonezëve të Ventspils.
Më datë 11 korrik skuadra bregdetare do ndeshet në transfertë ndaj ekipit estones, ndërsa një javë më vone do të presë kundërshtarët në Niko Dovana.
Teuta 2 – 0 Septemvri Sofia
ShënuesL Kallaku 1, Bushiç 76′