Igli Tare është një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Itali. Nuhatje për gjetjen e talenteve të rinj, shitja e tyre për shumë miliona më tepër dhe aftësi e inteligjencë në tratativat e ndryshme.
Vlonjati i Lacios mori një ofertë nga Paolo Maldini për të punuar së bashku te Milani, por e refuzoi. Për hir të Klaudio Lotitos dhe Lacios së dashur.
Në një prononcim të fundit, Igli Tare nuk e fsheh kënaqësinë që një klub legjendar si Milani e kërkoi, por lidhja me Lacion është më e fortë se gjithçka, të paktën për momentin…
“Nuk mendoj se refuzimi i ofertës së tyre do të ketë pasojë në karrierën time. Fakti që zgjodha të qëndroj te Lacio është një akt dashurie, por sigurisht që jam ndjerë i nderuar nga interesimi i Milanit”, thekson biondi shqiptar.