Sëmundjet e vjetra shqetësojnë Vllazninë, sa pikëpyetje!

Vllaznia duket se edhe këtë sezon do të ketë problemet e së shkuarës. Me shumë mundësi ekipi shkodran do të mbetet në Shkodër për fazën përgatitore, por nuk është ky shqetësimi kryesor. Krijimi i një grupi konkurrues është objektivi i parë dhe ajo që duhet të bëjnë menjëherë në Shkodër.

Ditë më parë, në klubin shkodran plot zell dolën e premtuan se brenda qershorit do të vinin edhe firmat me lojtarët e kontaktuar gjatë kësaj periudhe. Deri më tani nuk asnjë afrim, ndërkohë që pjesa më e madhe e lojtarëve janë të lirë dhe mund të nënshkruajnë ku të duan.

Në kampin kuqeblu në fakt nuk është se shqetësohen shumë për këtë pjesë, pasi drejtuesit aktualë nuk i kanë në plane një pjesë të mirë të lojtarëve që mbyllën vjet sezonin në Shkodër. Gjithsesi edhe ata vetë janë në ajër dhe mund të mos vazhdojnë më të jenë pjesë e Vllaznisë.

Dihet që edhe situata politike në vend ndikon te kuqeblutë, që menaxhohen nga Bashkia Shkodër. Me një tjetër kryebashkiak gjërat mund të marrin rrjedhë tjetër dhe me siguri kështu do të ndodhë. Pikëpyetjet janë të shumta rreth klubit dhe në këto kushte padyshim Vllaznia mbetet një nga skuadrat më të rrezikuara për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online