E ardhmja e Gonzalo Higuain mbetet një enigmë. Sulmuesi argjentinas nuk arriti të bindte në dy huazimet te Milan dhe Çelsi. Te Juventusi s’do mend që do të ishte e tepërt dhe mesa duket 31-vjeçarin e pret një tjetër huazim, diçka kjo që konfirmohet nga vëllai e njëkohësisht agjenti i tij, Nikola Higuain.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Nikolas shkroi: Higuain në Itali luan vetwm me Juventusin. Mbeten edhe dy vite kontratë dhe do respektohen. Tw dielë të mbarë të gjithëve.
Higuain in Italia giocherà solo nella Juventus. Restano due anni di contratto e saranno rispettati. Buona domenica a tutti.
— nicola higuain (@NicolaHiguain) June 30, 2019
Gjatë javëve të fundi kanë qarkulluar lajme se për “El Pipitan” interesohen shumë klube kineze, merkato e të cilëve hapet gjatë muajit gusht. Paga e madhe e lojtarit ka stepur shumë klube, ndërsa mosha e madhe bëhet një pengesë për blerjen e kartonit.