Ajaksi e ka nisur merkaton me një blerje të bujshme, të paktën për sa i përket nivelit të kampionatit holandez.
“Harkëtarët” kanë nënshkruar me Kuinsi Proms. Kështu raportojnë mediat në Holandë, me 27-vjeçarin që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Ajaksin.
Kështu, Proms rikthehet në Eredivisie pas eksperiencave me Spartakun e Moskës dhe Sevijan së fundmi. Anësori do të jetë padyshim një ndër pikat më të rëndësishme të ekipit të Ten Hag për sezonin e ardhshëm, ku pritet të jetë edhe zëvendësuesi i Neresh, i cili sipas gjasave do të largohet në një klub më të madh.