E ardhmja e Patrik Kutrones me Milanin është në dyshim. Kontrata i përfundon në vitin 2023, por konkurrenca e madhe në sulm mund të ndikojë në largimin e tij. Piatek është i paprekshëm, ndërsa Xhampaolo po mendon t’i japë një shans edhe Andre Silvës.
Torino dhe Fiorentina janë dy ekipet e interesuara për Kutronen. Klubi granata ka gati 25 milionë eurot që kërkojnë kuqezinjtë për kartonin e 21-vjeçarit, ndërsa klubi nga Firence ka një armë tjetër: Vinçenco Montelën.
Ishte trajneri i Fiorentinës ai, i cili filloi ta aktivizonte Kutronen me ekipin e parë të Milanit. Merkato është e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë. Në fund do të ndikojë dëshira e vetë lojtarit, gjithmonë nëse Milani nuk ndryshon mendje dhe vendos ta heqë nga merkato.