Kukësi dhe Laçi zhvilluan ditën e sotme një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve që të dyja skuadrat po bëjnë për ndeshjet e Europa League. Takimi i luajtur në Librazhd u mbyll me fitoren 2–0 të kurbinasve.
Golat për Laçin i shënuan mbrojtësi lezhjan Rudolf Turkaj dhe mesfushori Ardit Deliu. Kukësit nuk i munguan rastet në këtë takim, por lojtarët e skuadrës verilindore nuk u treguan efikas para portës së kurbinasve.
Kjo ishte miqësorja e parë për Kukësin dhe e dyta për Laçin që disa ditë më parë mundi Teutën me rezultatin 2 – 1.
Kukësi 0–2 Laçi
Shënues: Turkaj 58’, Deliu 71’
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Limaj, Ethemi, Rroca, Shkurtaj.
Laçi: Sali, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Jonuzi, Teko, Zaimi, Berisha, Xhixha, Naubueze