Sulmuesi kuqezi Azdren Llullaku ka luajtur për shumë skuadra gjatë karrierës së tij. Deri në vitin 2011 ai luante në Serinë D italiane, si dhe punonte kamarier për të përballuar shpenzimet e përditshme. megjithatë, sakrificat iu shpërblyen, pasi te Gaz Metan Medias bëri një sezon të shkëlqyer, ku shënoi 16 gola në kampionat në 2016-17.
Pikërisht pas atij sezoni, Llullaku nënshkroi për Astanën, skuadër e cila do të luajë përballë CFR Kluzh në fazën kualifikuese për grupet e Champions League.
Në një intervistë për DigiSport, Llullaku u shpreh: “Rrogat te Astana janë të shkëlqyera, 50-60 mijë euro. Çdo futbollist merr 100 mijë euro bonus në rast se arrijnë të kualifikohen në fazën e grupeve, plus që kishte dhe bonuse të tjera”.
“Për këtë arsye, CFR Kluzh do të ketë një sfidë të vështirë, pasi nga ana financiare, Astana është shumë e motivuar”, tha sulmuesi i kombëtares kuqezi. Llullaku ka luajtur për ekipin e Astanës në vitin 2017, ku u aktivizua 17 ndeshje dhe shënoi një gol.