Llogaritë e Copa America, Argjentina luan shansin e fundit dhe rrezikon Brazilin!

0

Argjentina luan mbrëmjen e sotme shansin e fundit për të kaluar më tej në Copa America, teksa përballet me Katarin, vendi i fundit i grupit B.

Fantazmat e një turpi dhe dështimi të mundshëm janë të pranishme, pasi një humbje e dërgon në shtëpi Mesi & Co. Triumfi 5-0 i Brazilit një natë më parë, ka bërë që Argjentinës t’i mjaftojë vetëm një fitore, qoftë edhe minimale në mbrëmjen e sotme.

ÇMENDURIA – Përveç fitores, Argjentina mund të kalojë në fazën tjetër edhe nëse e mbyll me 2 pikë. Besojeni apo jo, diçka e tillë mund të ndodhë. Në çerekfinale kalojnë dy vendet e para të tre grupeve, si dhe 2 nga 3 vendet e treta.

Nëse Argjentina barazon mbrëmjen e sotme dhe nëse Japonia e Ekuadori ndahen në barazim mbrëmjen e nesërme, albicelestët do të kalonin më tej si një nga dy vendet e treta më të mira, teksa kanë golavarazh më të mirë se Japonia.

RREZIKU I PËRBALLJES ME BRAZILIN – Nëse Paraguaji triumfon ndaj Kolumbisë, e cila e ka siguruar vendin e parë dhe Argjentina triumfon ndaj Katarit, atëherë gjithçka mbetet në dorën e Japonisë. Nëse “Samurajit” do të fitonin ndaj Ekuadorit, atëherë Argjentina do të shmangte përballjen me Brazilin në çerekfinale. Në rast të kundërt, përballja e zjarrtë mes Brazilit dhe Argjentinës do të luhej që në çerekfinale.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.