Liverpul e shiti Kutinjon në këmbim të 142 milionë eurove në Barcelonë, por dëshiron kthimin e tij. Fantazisti nuk ka arritur të përshtatet me stilin e katalanasve dhe me shumë mundësi do të largohet këtë verë. Klubet e interesuara për të janë Liverpul, PSG dhe Mançester Junajtid.
Sipas medieve angleze, Kutinjo i ka refuzuar “Djajtë e Kuq” për respekt të ish-klubit të tij. Dy ekipet gëzojnë një rivalitet shumë të madh me njëri-tjetrin. Kështu në garë ka mbetur vetëm Liverpul dhe PSG. Klop e dëshiron me patjetër rikthimin e brazilianit dhe pritet të niset me një ofertë zyrtare.
Barcelona akoma nuk e ka vendosur se ç’do bëjë me mesfushorin, ndërkohë që mediet spanjolle e përfshijnë me një kalim te PSG si pjesë e marrëveshjes për të sjellë Nejmar në “Camp Nou”. Gjithsesi, duhet me patjetër të dëgjohet dëshira e Kutinjos, që me deklaratat e tij lë çdo gjë të paqartë.