Gaz Demi “lë pa gjumë” tifozët, kush është sulmuesi i ri?!

Rubin Hebaj u mor në verë për të bërë goleadorin, por shkodrani nuk ia doli të ishte në lartësinë e pritshmërive. Tashmë në kampin e kuq mendojnë për një tjetër zgjidhje. Nuk mund të shpresohet që të shënojë sërish vetëm Telushi e Asani.

Drejtuesit po punojnë për të arritur marrëveshjen me një sulmues dhe presidenti Gazment Demi i ka bërë të gjithë të futen në mendime. Në një intervistë të dhënë në RTSH Sport, ai ka deklaruar se do të afrojnë një emër të njohur.

“Nuk e di se çfarë sulmuesish race ka pasur Partizani ndër vite, këto vitet që jam unë ka pasur 2-3. Besoj se do të sjellim një emër që është i njohur për Shqipërinë dhe tifozerinë e Partizanit. Shpresojmë t’ia arrijmë, jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës”, është shprehur Demi dhe tashmë mbetet të mësohet se kush do jetë “mister x”-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *