VIDEO: Polonia rrëzon Italinë me një goditje dhe kualifikohet

Italia U21 fluturoi pas fitores ndaj Spanjës dhe ndoshta e mendoi të mbyllur diskutimin e kualifikimit, duke qenë se mundi rivalin më të fortë në grup.

Megjithatë, sot ndaj Polonisë nuk rezultoi aq e lehtë sa mendohej dhe fitorja polake 1-0 ka bërë lëmsh planet e Italisë.

Një gol nga Bielik në minutën e 40-të mjaftoi që kështjella italiane të shembej, sepse këtë radhë nuk pati përmbysje si ndaj Spanjës.

90 minuta dominim, raste e goditje pa fund drejt portës polake, por asnjë gol, edhe për faktin se sulmuesit italianë nuk ishin në ditë të mbarë.

Polonia kualifikohet para kohe, ndërsa Italia do të përballet pas disa ditësh me Belgjikën dhe aty i ndalohet humbja.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online