Një muaj kohë për 50 milionë euro, UEFA i jep ultimatum klubit francez

Ndershmëria financiare po shndërrohet në një problem të madh jo vetëm për klubet, që bëjnë shpenzime marramendëse në merkato, por edhe për ata që mundohen të tregohen të kujdesshëm. Olimpiku i Marsejës është në fije të perit. Francezët kanë probleme në bilancet dhe i pret një dënim shembullor.
Ditët e fundit klubi është në negociata me UEFA-n për të shtyrë sa në shumë kohën e deklarimit të hyrje-daljeve. Kjo ndodh që të kenë kohë të shesin lojtarë për të evituar një dënim të mundshëm nga qeveria e futbollit evropian.

Ata kanë një marrëveshje më UEFA-n për të ulur sa më shumë defiçitin. Saktësisht Marseje duhet të ketë një defiçit financiar prej 30 milionë eurosh në tre vitet e fundit për të shmangur dënimin. Ky vit është i errët në këtë aspekt sepse ata janë plot 78.5 milionë humbje.

E vetmja zgjidhje për këtë situatë është grumbullimi i një shume prej 50 milionë eurosh nga shitjet e lojtarëve. Kjo duhet të arrihet brenda këtij muaji. Kështu, drejtuesve të klubit francez do i duhet të heqin dorë nga dy apo tre lojtarë kryesorë të ekipit. Në këtë listë bëjnë pjesë emra si Baloteli, Tovin apo Sanson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *