Ish-futbollisti i Tiranës, Bedri Omuri, ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku ka diskutuar mbi afrimet e bëra në këtë fillim vere nga klubi bardheblu. Omuri vlerëson rikthimin në klub të Idriz Bathës, lojtar të cilin ai njeh mirë pasi e ka trajnuar vite më parë kur lojtari gjirokastrit ishte pjesë e akademisë së Tiranës.
MERKATO – “Me emra duket mirë për momentin, por disa lojtarë nuk më duken të vlefshëm për Tiranën. Nga lojtarët që janë marrë, më duken si afrime për plotësuar rreshtat, vetëm Batha ma ka mbushur mendjen”.
BATHA NË AKADEMI – “Ka qenë lojtar shumë i mirë në akademi. I ka humbur disa nga vlerat e dikurshme, shënonte shumë gola dhe luante si organizator. Më pas kur filloi të luante te Besa, Teuta dhe Partizan, ai ka luajtur në role të tjera dhe ka ndryshuar si lojtar”.
PADREJTËSI – “Duhet të ishte me kohë te Tirana. U bë një padrejtësi me dhe të. Kur ishte trajner Rubio, ai e pëlqente shumë, por më pas disa pseudo-trajner që erdhën te Tirana nuk e vlerësuan siç duhet”.
“Nuk ka pse t’u vijë keq tifozëve. Batha ka qenë për dy vite pjesë e Tiranës. S’duhet të harrojmë se futbolli tani është kthyer në një profesion”.
PËRFORCIMET –“Mbrojtja nuk më pëlqen, duhen dy ose tre mbrojtës. Edhe në mesfushë duhen ndërhyrje. Në Sulm do jetë mirë po të jetë Ngo, por ai i vetëm nuk e plotëson dot të gjithë repartin”.