VIDEO | Një gjigant për mbrojtjen, dhurata e dytë për Starovën

Laçi po punon për të përforcuar ekipin, ndërkohë që ka mbërritur në Shqipëri sulmuesin Kirian Nuabueze. Kurbinasit kanë bërë më dije prej kohësh arritjen e marrëveshjes me sulmuesin që bëri mirë te Drita vjet, ndërkohë që sot ai ka kryer edhe testet mjekësore dhe i ka kaluar ato.

Nuabueze nuk është afrimi i vetëm, pasi në kryeqytet ndodhet edhe një mbrojtës serb. Bëhet fjalë për Aleksandar Ignjatoviç, i cili ka kryer sot vizitat mjekësore dhe nesër në ambientet e stadiumit të Laçit pritet të prezantohet.

Bëhet fjalë për një shtatlartë, 192 centimetra, me shumë eksperiencë, i cili karrierën e ka nisur në Serbi te Radniçki Nish. Më pas ka kaluar te Borac Çaçak, ku në dy sezone është aktivizuar rregullisht dhe ka spikatur. Në vitin 2010 Fejnordi e mori në huazim me të drejtë blerje, duke paguar shumën e 300 mijë eurove.

Pas gjashtë muajve në Holandë, 31-vjeçari u kthye sërish në Serbi. Më pas ai është aktivizuar në Hungari me Honved, sërish me Radniçk Nish në Serbi dhe me Novi Pazar. Dy sezonet e fundit ai ka luajtur me Sloboda Tuzla në Bosnje Hercegovinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *