“Harrojeni Mbapenë, Nejmarin s’e detyroi kush! PSG ka nevojë për elektroshok!”

Naser Al-Khelaifi tregohet i drejtpërdrejtë në fjalët e tij. Presidenti i PSG-së ka folur për “France Football” në lidhje me dy yjet e sulmit: Kilian Mbape dhe Nejmar.

Asnjë prej tyre nuk do të largohet këtë verë. Kreu i kampionëve të Francës nuk ka asnjë dyshim, ndërsa ka edhe një mesazh për të gjithë lojtarët e PSG-së.

Është 200% e sigurt që Mbape do të qëndrojë. Dua që lojtarët të japin gjithçka dhe të mbrojnë nderin e fanellës dhe të luftojnë për të realizuar objektivat e klubit. Duhet të jemi të bashkuar për të vazhduar projektin që kemi nisur.

Presidenti i PSG-se, Naser Al-Khelaifi

Nejmar? Askush nuk e ka detyruar të bashkohet me ne. I pëlqeu projekti jonë dhe erdhi me dëshirën e vet. Na mungon të gjithëve pak karakter dhe autoritet, mua të parit dhe të gjithëve me radhë. Kemi nevojë për elektroshok”, përfundon presidenti i PSG-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online