Mesfushori francez: Shpresoj që një ditë të luaj me PSG-në

Timue Bakajoko është rikthyer te Çelsi pas eksperiencës së provuar me Milanin. Huazimi mbaroi, kuqezinjtë vendosën të mos shpenzonin 40 milionë euro për 24-vjeçarin dhe lojtari u rikthye në “Stamford Bridge”, aty ku ka edhe tre vite kontratë.

Mesfushori francez ka folur për “L’Equipe”, aty ku zbulon ëndrrën e tij të madhe dhe dëshirën për t’u bashkuar përsëri me brazilianin Leonardo. Që i vogël është një tifoz i PSG-së dhe një ditë do të dëshironte të luante për kampionët e Francës. Aty do të takohej përsëri me Leonardon, me të cilin punoi te kuqezinjtë.

“Jam i lumtur që Leonardo të rikthehet në Paris. Do të më pëlqente që të luaja një ditë me PSG-në, pasi janë klubi për të cilin bëj tifozllëk”, thekson Bakajoko.

Bakajoko dhe Kante me kombetaren e Frances

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *