Juventusit i ka ardhur një ofertë për Moize Ken. Sulmuesi i talentuar pëlqehet nga shumë klube, por e ardhmja e tij mund të jetë Premier Liga.
Evertoni e kërkon dhe ia ka bërë të qartë bardhezinjve. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk i kanë kthyer akoma përgjigje klubit nga Liverpuli. Dëshira e tyre është që ta mbajnë 19-vjeçarin në ekip, i cili shihet si e ardhmja e repartit ofensiv.
Gjithsesi, në fund do të vendosë trajneri i ri për të dhe nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë të huazohet tek Evertoni për të përfituar minuta dhe krijuar eksperiencë.