“Çmimi i kartonit më ka shndërruar! Racizmi? Ja çfarë më ndodhi dikur në Firence”

Mançester Junajtid i pagoi 100 milionë euro Juventusit për kartonin e Pol Pogba në verën e vitit 2016. Një rekord për kohën shitja e francezit. Që nga ai moment çmimi i kripur e ka rënduar dhe i ka sjellë shumë probleme.

Unë luaj njësoj sikur luaja i vogël dhe nuk e kam ndryshuar stilin tim. Kur nuk fitoj dhe zhvilloj ndeshje poshtë nivelit tim bëhet problem i madh. E dini pse? Prej çmimit të kartonit. Jam shndërruar në një tjetër lojtar prej shumës që pagoi Junajtid për mua. Ishte shifra më e madhe në historinë e futbollit deri në atë moment. Njerëzit presin shumë prej meje. Kur luaj një ndeshje të mirë, thonë që bëra detyrën. Kur zhvilloj një ndeshje të nivelit të lartë, thonë që luajta mirë”, komenton mesfushori për “Times”.

26-vjeçari ndalet edhe te një temë tepër e ndjeshme. Racizmi po luftohet fort, por është e vështirë të zhduket nga futbolli. Pogba sqaron idenë e tij dhe tregon një prapaskenë të së kaluar. Ishte pjesë e Juventusit dhe e provoi racizmin në një ndeshje kundër Fiorentinës në Firence.

E kam provuar në lëkurën time dhe është e trishtueshme ta shohësh këtë fenomen në futboll. Nuk e di nëse janë racistë apo injorantë. Dëgjoj shumë fjalë, por nuk reagoj, thjesht buzëqesh. Në një ndeshje kundër Fiorentinës disa tifozë filluan të imitonin majmunin sapo dola nga pankina. Fillova t’i pyesja se pse po silleshin ashtu. Ju dhashë bluzën time dhe u lumturuan. Filluan të më duartrokisnin. Racizmi është diçka e rrënjosur me kohën. Mendoj se ka të bëjë me shumë me injorancën e personave të caktuar”, përfundon kampioni i botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *