Andy Ruiz shkaktoi një tërmet në botën e boksit teksa për habinë e të gjithë mundi me nokaut kampionin e peshave të rënda Anthony Joshua. Boksieri nga Kalifornia është i vetmi në këtë sport që sponsorizohet nga kompania e njohur “Snickers”.
Ruiz e ka pranuar para medieve se ka një varësi që në fëmijëri ndaj ccokollatave kësaj kompanie. Teksa kanë kaluar 10 ditë nga fitorja historike e 29-vjeçarit, drejtuesit e kompanisë “Snickers” i kanë dorëzuar atij një dhuratë shumë të veccantë: Një brez kampioni me logon “Snickers”.