Milani prej kohësh është në kërkim të trajnerit të ri, vend që ka mbetur vakant që pas largimit të Xhenaro Gatuzos në fund të sezonit.
Spekulimet dhe emrat e përfolur kanë qenë të shumtë, por gjithsesi duket se kuqezinjtë e kanë marrë vendimin final. Marko Xhampaolo do të jetë timonieri i ri i Milanit, me Di Marzion që ka zbuluar edhe kur prezantohet trajneri.
Sipas specialistit të merkatos, Xhampaolo do të zyrtarizohet ditën e premte. Kështu, Milani mund të nisë të mendojë për merkaton tashmë, pasi çështja e trajnerin duket se u zgjidh.