Kosova ka siguruar një 3-pikësh të artë në Sofie ndaj Bullgarisë. Skuadra e Shaland kreu një ndeshje të paharrueshme duke dominuar ekipin vendas përgjatë 90 minutave. Goli i Elbasan Rashanit dy minuta para fundit bëri që festa të shpërthente te Dardanët.
Me fitoren e sotme Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve në grupin e tyre, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke. E veçantë e kësaj ndeshjeje ishte dhe atmosfera e krijuar nga 1000 tifozë të Kosovës që nuk ndaluan së mbështeturi skuadrën e tyre në çdo minutë të takimit.
BULLGARI 2 – 3 KOSOVË
Shënues: Popov 43′ Dimitrov 55′, / Rashica 14′, Muriqi 64′ Rashani 90+2′
14′ – Rashica shënon golin e parë të takimit. 22-vjeçari nuk gabon nga pak metra larg portës.
https://www.instagram.com/p/ByipyqQHlPH/?utm_source=ig_web_copy_link
43′ – Popov barazon për Bullgarinë. Numri 10 i vendasve shënon një gol mjaft të bukur nga një largësi e konsiderueshme.