Europa në derë: Laçi në fushë, periudhë testimesh

Laçi zbret në fushë dhe mendon për ndeshjet e kupave të Europës. Kurbinasit, duke qenë se Skënderbeu është i dënuar nga UEFA, pritet të garojnë në kualifikueset e Europa League. Trajneri Sulejman Starova po përgatit një numër të madh lojtarësh.

Të rinj të shumtë po testohen, ndërkohë drejtuesit po punojnë për të bërë disa përforcime cilësore. Momentalisht i vetmi afrim është sulmuesi Kirian Nuabueze, i cili do të bashkohet me skuadrën më 15 qershor.

Largimet nga Laçi kanë qenë të shumta dhe duhen zëvendësuar. Momentalisht po kërkohen dy lojtarë në mbrojtje, por edhe në repartet e tjera. Emra nuk bëhen me dije, sikurse ndodh zakonisht në klubin kurbinas.

 

View this post on Instagram

 

????????

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *