Takim i dytë i ndeshjes “Play Out” të Superligës Zvicerane ka dhuruar një nga përmbysjet më të bujshme të historisë së futbollit. Ksamaks vinte në këtë transfertë pas një humbje 4-0 ndaj Araut, për habinë e të gjithëve ekipi vizitor shtangu të zotët e shtëpisë në stadiumin e tyre duke mos i lejuar të drejtën e ngjitjes në Superligën Zvicerane.
Minutat e para të takimit u karakterizuan me tension të lartë. Plot pesë kartonë të verdhë u përdorën në më pak se 20 minuta. Më pas fillon përmbysja e radhës me Ksamaks që shënon tri gola para mbylljes së fraksionit të parë.
Një gol tjetër vjen në pjesën e dytë dhe ndeshje kalon në kohën shtesë, ku rrjetat mbeten të paprekura. Skuadrat i drejtohen goditjeve të 11-metërshave, ku lojtarët e Ksamaks nuk gabojnë në asnjë prej penalltive të tyre, ndëra Arau “djeg” biletën për në Superligë për shkak të një penalltie të humbur.
The winning penalty from Serey Die…#AARXAMpic.twitter.com/FssXCThSAt
— Craig King – ?????????????EN (@FootballSwissEN) June 2, 2019
?? On reste en Raiffeisen Super League !!!
Tous sur l’Esplanade du stade de la Maladière pour fêter le maintien et le retour de l’équipe : food-truck, musique et animations vous attendent ! ??#OnNaRienLâché #OnPeutFêter #Neuchmontada #Xamaxada pic.twitter.com/gsv566YtJ0— Neuchâtel Xamax (@XamaxFCS) June 2, 2019