Italia i nisi mbarë eliminatorët e Euro 2020, duke mposhtur në shtëpi Finlandën dhe Lihtenshtejnin. Dy ndeshjet e radhës do të tregojnë forcën reale të djemve të Mançinit, të cilët përballen me Greqinë në transfertë me 8 qershor dhe presin Bosnjën në shtëpi me datë 11 qershor.
Roberto Mançini ka dalë në konferencë për shtyp, duke prekur disa tema. Nga kundërshtarët e radhës të Mario Baloteli. Sulmuesi ka bërë mirë me Marsejën, por nuk mjafton.
Më pas një koment për kalimin e Kontes tek Interi, dy fjalë për finalen angleze të Champions Ligës dhe të rinjtë e futbollit italian.
KUNDËRSHTARËT – “Do të jenë dy përballje të komplikuara. Greqia është e fortë teknikisht. Na pret një betejë në Athinë. E tillë do të jetë edhe ndeshja me Bosnjën. Duhet të vazhdojmë me fitore, për të siguruar sa më shpejt kualifikimin dhe për t’u rritur në renditjen botërore.”
SULMI – “Beloti ka zhvilluar një fazë të dytë më pozitive sesa e para dhe e meriton të jetë këtu. E meritojnë edhe djem që nuk i kam grumbulluar, por dera ime është gjithmonë e hapur për ta. Kam biseduar me Balotelin. Mario e di mendimin tim dhe i kam shpjeguar se pse nuk e ftova. Është një vendim teknik dhe ai e di se çfarë duhet të bëjë. Nuk duhet të ndëshkohet me të kuqe, por ndeshjen e fundit e beri diçka të tillë dhe u pezullua katër ndeshje.
Ka kualitetin për të shënuar edhe kur nuk është në formë. Besoj se mund të japë shumë më shumë. Nëse do të jepte gjithmonë 100%, do të shënonte nga 3-4 gola për ndeshje. Ka 12 muaj kohë për të rregulluar gjërat dhe për t’u rikthyer në kombëtare.”
KONTE – “Profesionalizmi mund të dërgojë gjithkund. Ai nuk zgjodhi Interin pa e menduar mirë vendimin që po merrte. Mendoj se është zgjedhja e duhur për të dy palët. Nuk më pëlqen klima që është krijuar. Nuk ka lidhje fakti që Konte ka qenë futbollist dhe trajner i Juventusit. Tifozët duhet të shkojnë në stadium dhe të argëtohen.”
FINALJA – “Liverpuli dhe Totenhemi janë dy skuadra që luajnë gjithmonë në maksimumin e tyre, me marshin e fundit. Ata janë mësuar ta bëjnë diçka të tillë. Punojnë shumë me taktikën, por gjëja e parë që ju kalon në mendje është që të sulmojnë kundërshtarin. Nëse një skuadër angleze po fiton 2-0, ajo vazhdon të sulmojë për të shënuar sërish. Kjo është e bukura e Premier Ligës dhe diçka e tillë i dha mundësinë katër ekipeve të shkojnë në finale.”
TË RINJTË – “Vitin e fundit kemi fituar disa lojtarë, të cilët janë rritur shumë. Barela, Ken dhe Zaniolo. Është një moment i mirë për të rinjtë italianë.”