Largimi i Luçiano Spaletit nga stoli i Interit ishte paralajmëruar prej kohësh, pasi drejtuesit zikaltër kishin nisur kërkimet dhe kontaktet për trajnerin e ri. Gjithsesi, ky fakt nuk do të thotë se Spaleti duhet të shkarkohet me dy fjali në “Twitter”.
FC Internazionale Milano comunica che Luciano Spalletti non ricopre più il ruolo di allenatore della Prima Squadra.
Il Club ringrazia il tecnico per il lavoro svolto e per il percorso compiuto insieme. #FCIM— Inter (@Inter) May 30, 2019
“Interi njofton se Luçiano Spaleti nuk do të jetë më trajner i ekipit të parë. Klubi e falënderon trajnerin për punën e tij”, këto ishin fjalët e klubit zikaltër. Një absurditet i vërtetë, të paktën për një trajner që bëri një punë të kënaqshmë në “San Siro” dhe e drejtoi Interin denjësisht për dy vite.
Dy fjali për njeriun që e riktheu Interin në Champions League pas plot gjashtë vitesh mungesë. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë sezon, me zikaltrit që e mbyllën kampionatin në vendin e katërt, duke siguruar fazën e grupeve të Championsit përsëri.
Plot dy vite në krye të Interit, ku në çdo moment trajneri italian e ka respektuar në maksimum klubin dhe e ka vendosur mbi çdo lojtar. Mjafton të kujtojmë këtu rastin “Ikardi”. Për të gjitha këto, Luçiano Spaleti meritoi vetëm dy fjali në njoftimin e shkarkimit të tij… Absurditet pa kufi!