Nuk bindi kurrë, Barcelona merr vendimin dhe pret

Një ndër transferimet më të bujshme të merkatos verore të dy viteve më parë ishte ai i Osman Dembeles, i cili u largua nga Dortmundi për të kaluar te Barcelona për shifrën e 125 milionë eurove.

Gjithsesi, dëmtimet e shumta dhe forma jo e mirë kanë bërë që francezi mos të jetë në pritshmëritë e klubit dhe tashmë po mendohet seriozisht shitja e tij.

Siç raportohet nga mediat pranë klubit katalanas, drejtuesit kanë bërë me dije se në rast se vjen një ofertë e mirë dhe e kënaqshme, 22-vjeçari do të largohet nga Barcelona.

Në dy sezonet e tij në “Camp Nou”, Dembele ka shënuar 17 gola në të gjithë kompeticionet. Një shifër krejtësisht e vogël, që nuk justifikon aspak investimin e bërë për të, por edhe cilësitë e francezit. Kaq pak num mjafton për Barcelonën dhe drejtuesit shpresojnë që dikush të vendosë t’i besojë ish-lojtarit të Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *