Matijs De Ligt nuk ka vendosur akoma për të ardhmen. Kapiteni i Ajaksit nuk dëshiron të nxitohet, por të marrë vendimin e duhur për karrierën e tij.
Në një prononcim për “NOS’, 19-vjeçari ka lëshuar një mesazh befasues. Ofertat nuk mungojnë, por nuk përjashtohet mundësia që De Ligt të mos lëvizë nga Ajaksi.
”Nuk di asgjë rreth së ardhmes time. Gjatë gjithë kohës kanë thënë dhe shkruar shumë gjëra, por nuk bëjnë ndonjë efekt tek unë. De Jong e mori vendimin e tij, ndërsa unë akoma jo. Është e vërtetë, disa klube interesohen, por më duhet të dalloj më të mirën për mua, për zhvillimin e karrierës time, nëse është më mirë të nis përgatitjet me Ajaksin apo diku tjetër. Përderisa të kem një kontratë këtu, mundësia për të qëndruar ekziston gjithmonë”, përfundon Matijs De Ligt.