Tjetër sheik në Premier Ligë, akord për blerjen e klubit të njohur

Një tjetër sheik është pranë blerjes së një klub anglez. Miliarderi Khaled bin Zajed Al Nehajan është pranë akordit për blerjen e Njukasëllit, ekip që ka fituar 4 herë Premier Ligën. Një burim pranë Sheikut ka raportuar për mediat angleze se marrëveshja është arritur.

Sheiku Khaled do t’i paguajë 350 milionë sterlina Majk Ashlejt, presidentit të “Qymyrxhinjve”. Arabi është vëllai nga babai i Sheikut Mansur, presidentit të Mançester Sitit dhe anëtar i familjes mbretërore që qeveris Emiratet e Bashkuara Arabe. Khaled tentoi të blinte Liverpulin kohë më parë.

U përfol për një vlerë prej 2 miliardë sterlinash, çka do të ishte një rekord botëror, por marrëveshja nuk u arrit. Tani ai po realizon ëndrrën për t’u bërë pjesë e futbollit anglez dhe investime të mëdha pritet të ndodhin në ekip.

Kreu i ri i klubit nuk ka ndërmend të ndryshojë trajner. Në stol do të jetë përsëri Rafa Benitez. Spanjolli gëzon besimin e presidencës së re, e cila do të nisë punën për t’i dhuruar emra sa më cilësorë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online