Gjatë një prononcimi për “Radio Marca”, Mauricio Poçetino u shpreh se i kishte bërë një kërkesë presidentit të Realit të Madridit. Trajneri i Totenhemit i kishte kërkuar Florentino Perez që ekipi i tij të qëndronte në Valdebebas, qendrën stërvitore të “Los Blancos”, por ky i fundit kishte refuzuar.
Diçka e tillë ka shqetësuar klubin spanjoll, që ka reaguar me anë të një deklarate të shkruar. Reali vë në pah marrëveshjen me UEFA-n dhe Atletikon e Madridit, në stadiumin e së cilës do të zhvillohet finalja e Champions Ligës me datë 1 maj.
Ata dhe Atletiko kanë vënë në shërbim qendrat e tyre stërvitore për dy klubet angleze, por deri tani nuk ka ardhur asnjë kërkesë për përdorim më të shumtë.
“Jemi të befasuar nga deklarata e trajnerit të Totenhemit. Reali dëshiron të bëjë të qartë se kërkesa e bërë nga Totenhemi është plotësisht e rreme. Kemi treguar gjithmonë gatishmërinë për të përmbushur gjithë kërkesat e UEFA-s, Atletikos, Liverpulit dhe Totenhemit. Liverpuli ka planifikuar të stërvitet mëngjesin e 1 qershorit në qendrën tonë, ndërsa Totenhemi do e bëjë të enjten e 30 majit dhe të premten e 31 majit.
Real Madrid gjithashtu dëshiron të theksojë se akomodimi i skuadrave finaliste të Champions League është caktuar nga UEFA sipas kritereve të organizimit dhe sigurisë. Dhe se në asnjë kohë nuk është kërkuar klubi ynë që këto skuadra të mund të vendosen në objektet e qendrës stërvitore të Real Madridit“, përfundon reagimi i Real Madrid.
? OFICIAL | El @realmadrid desmiente que los @SpursOfficial pidieran alojarse en Valdebebas, tal y como dijo Mauricio Pochettino en el @partidazocope
? Remarca que han atendido a las peticiones, que los 2 equipos entrenarán en Valdebebas y que los alojamientos los asigna UEFA pic.twitter.com/64KmcGX5fS
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 24, 2019