Kombëtarja, Serie A dhe idhulli: Dermaku zbulon “sekretet”

Kastriot Dermaku ka bërë një sezon shumë të mirë në Itali me fanellën e Kozencës, ndërkohë që për të ka pasur oferta të shumta nga Serie A. Mbrojtësi është ftuar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë, ndërkohë që sot ka dalë në një konferencë për shtyp para mediave.

Moduli? Me Kozencën kemi luajtur me katër edhe tre mbrojtës. Ndihem mirë në të dyja sistemet e lojës. Të shohim çfarë mendon trajneri, cili do jetë moduli më i mirë me grupin që ka në dispozicion”.

“Duhet të japim maksimumin, të marrim pikë dhe të shohim deri ku mund të mbërrijë kjo kombëtare. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por me rëndësi është që ta japim maksimumin. Konkurrenca është e madhe dhe është pozitive. Nuk pres me qenë titullar, do jap maksimumin. Nëse më jepet shansi do kërkoj të jap më të mirën time. Nuk e di me kë dua të luaj. Me rëndësi është të luaj, me këdo. Me rëndësi është të kem minuta dhe të tregoj veten”.

Ndryshimi mes Rejës dhe Panuçit? Nuk jemi grumbulluar të gjithë që të jap një gjykim të rëndësishëm. Tani ka më shumë liri. Javën tjetër do jetë ndryshe. Mendimi për momentin është pozitiv”.

Ofertat dhe idhulli? Kemi biseduar me disa ekipe. Kontrata më mbaron në qershor. Ka shanse të luaj në Serie A. Më pëlqen me karakteristikat që ka, Pike i Barcelonës. Sot ka mbrojtës shumë të mirë, të rinj që po dalin, si Romanjoli. Edhe Kielini më pëlqen”, përfundoi Dermaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online