Anglia shtëpia e futbollit, por edhe e parave. Klubet ishullore kanë burime të mëdha të ardhurash. E drejta e transmetimit paguhet më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Plot 2.5 miliadrë euro janë shpërndarë gjatë këtij sezoni për klubet e kampionatit anglez. “Hirushja” e Premier Ligës së këtij sezoni, Ulvs ka përfituar mjaft për të rritur të ardhurat e tyre.
Për çdo ekip që luan në elitën e futbollit anglez shpërndahet një shumë e barabartë e të ardhurave, që është 80 milionë paund. Kjo shifër pëson rritje sa herë që ndeshja e një ekipi të caktuar transmetohet në TV. Ndeshjet e jashtëzakonshme që ekipi i Ulvs ka zhvilluar me ekipet “Big”, ka ndikuar tepër në rritjen e të ardhurave. Gjatë sezonit ata janë shfaqur plot 15 herë në TV për të marrë një shumë të çmendur prej 127,2 milionë paundësh.
Çudirat në Angli nuk kanë munguar kurrë. Këtë vit ishte radha e një ekipi të panjohur që erdhi nga kategoria e ulët dhe hodhi “knock-out” të gjitha ekipet mëdha të Premier Ligës. Ata që në përfaqësimin e tyre të parë në elitën e futbollit ishullor kanë arritur të zënë vendin e shtatë, që përkthehet me të drejtën për t’u përfaqësuar në Europa League. Një “Leister” i ri po vjen. Klop dhe Guardiola duhet të kenë frikë nga “uria” dhe pasioni i madh i këtyre djemve.
Ndërkohë që ekipi me më shumë fitime nga e drejta e transmetimit është Liverpuli, i ndjekur nga kampionët e Mançester Sitit. Më pas fitimiet vijnë në ulje sipas renditjes përfundimtare pas 38 ndeshjesh.