De Gea nuk rinovon, Junajtid tundohet nga një italian

Mançester Junajtid është në kërkim të një portieri. David De Gea nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën, e cila i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” do të detyrohen ta shesin spanjollin për të mos e humbur me parametra zero verën tjetër. Drejtuesit janë hedhur në merkato dhe kanë një preferencë. Ai është portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma.

Vështirë që kuqezinjtë të heqin dorë nga 20-vjeçari i talentuar, por mungesa e kualifikimit në Champions do të detyronte klubin e famshëm të shiste ndonjë nga yjet e ekipit.

Sipas raportimeve të The Sun, Junajtid do të presin javën e fundit të Serie A dhe më pas do të vendosin për t’i bërë ofertën e parë Milanit për gardianin e portës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *