Zhoao Kanselo si dhe Aleks Sandro janë dy emra që janë përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Juventusi. Kjo dhe është arsyeja që drejtuesit bardhezinj kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesit e mundshëm.
Lëvizjet e para kanë nisur dhe objektivi kryesor për sa i përket krahut të majtë duket se është Ferland Mendi. Për mbrojtësin e Lionit interes ka shfaqur dhe Reali i Madridit, por sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Juventusi ka nisur bisedimet.
Ferland Mendi ka dalë nga akademia e Le Havres, ndërsa verën e dy viteve më parë kaloi në radhët e Lionit. Katoni i tij vlerësohet diçka më shumë se 30 milionë euro.