Damir Skomina ka qenë një nga arbitrat më të mirë në vitet e fundit dhe gjyqtari nga Sllovenia, do të drejtojë dhe finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, që do të luhet me 1 qershor, në “Wanda Metropolitano”.
Sfida mes Totenhemit dhe Liverpulit do të gjykohet pikërisht nga Skomina, një emër që nuk preferohet aspak nga të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop. Skomina e ka drejtuar 5 herë Liverpulin që nga viti 2009 dhe rekordi i të kuqve, është për t’u harruar.
Humbje kundër Fiorentinës në “Anfield” në vitin 2009, 2 humbje kundër Beshiktashit dhe Vijarealit në 2015-ën, humbje kundër Romës sezonin e shkuar, 4-2. Këto shifra, flasin në favor të Totenhemit, që do të synojë ta shfrytëzojë këtë fakt, për t’i shtuar edhe një humbje Liverpulit me gjyqtar Skominën.