Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç, ishte një nga talentet më premtues kur mbronte ngjyrat e Romës disa sezone më parë. Pjaniç u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij, jo vetëm prej talentit që kishte, por dhe prej ndihmës që mori si brenda, ashtu dhe jashtë fushe, prej kapitenit Daniele De Rosi.
Legjenda e Italisë tha publikisht se ky është sezoni i tij i fundit si futbollist dhe mesazhet më të përzemërta drejt tij nuk munguan, përfshirë këtu dhe Miralem Pjaniç, që në Instagramin e tij shkroi:
“Është një histori emocionuese vetëm kur e dëgjon. Kam pasur privilegjin të ndaj një pjesë të historisë time me ty dhe do të të jem përgjithmonë mirënjohës. Falëminderit dhe fat të mbarë, Daniele!”