E ardhmja e Iker Kasijas në fushën e gjelbërt është në një dyshim të madh. Spanjolli pësoi një arrest kardiak më 1 maj gjatë stërvitjes më Porton dhe për fat të mirë arriti ta mundë sëmundjen e befasishme. Megjithatë kujdesi duhet të jetë maksimal dhe rikthimi i tij në fushë shihet me shumë skepticizëm. Duke parë rrezikshmërinë e kësaj sëmundje një realitet i tillë nuk shihet akoma në horizont.
Antoni Lopez pritet të jetë portieri, që do të ketë nderin të zëvendësojë një nga emblemat e historisë. Portugezi aktivizohet me Olimpikun e Lionit dhe vazhdimisht po tregon siguri dhe pjekuri mes katërkëndëshit të francezëve. Porto do të hidhet në sulm për shërbimet e 28-vjeçarit. Vlera e tij në merkato është rreth 30 milionë euro. Shifër që “Dragonjtë” e Portos nuk do ta kenë problem ta derdhin në arkat e Lionit.