Revolucion norvegjez, buxhet i majmë për Solskjaer në merkaton e verës

 “FourFourT2o” raporton se Mançester Junajtid do t’i japë një buxhet prej 330 milionë eurosh trajnerit Ole Gunar Solskjaer, në mënyrë që “Djajtë” të rikthehen aty ku duhet dhe të harrojnë sa më parë këtë sezon. Trajneri norvegjez e ka thënë dhe publikisht se do të ketë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton portali britanik, Pol Pobga dhe David De Gea nuk do të jenë më pjesë e “Djajve” në sezonin e ardhshëm. Paratë që do të përfitohen nga largimi i këtyre dy lojtarëve, do t’i shtohen buxhetit prejt 330 milionë eurosh.

Mësohet se Solskjaer do të shpenzojë 100 milionë euro për një transferim të bujshëm, ndërsa me pjesën tjetër të parave, do të mundohet të përforcojë sa më shumë mbrojtjen dhe mesfushën, pasi në këto dy reparte, do të ketë shumë largime.

Valencia, Jang, Roho, Matiç, Pogba, De Gea, Herrera dhe Darmian janë vetëm disa nga emra që me shumë gjasa e kanë mbyllur aventurën e tyre në “Old Trafford”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *