Garet Bejl është kthyer në një çështje te Reali i Madridit. Zinedin Zidan nuk e përfshin më në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe klubi spanjoll po tenton ta shesë uellsianin.
Kontrata e 29-vjeçarit me “Los Blancos” përfundon në verën e vitit 2022, ndërsa flitet për një rikthim të tijin në Angli. Mançester Junajtid është i interesuar prej kohësh për Bejlin, por mungon oferta zyrtare.
Agjenti i lojtarit ka konfirmuar dëshirën e Bejlit për të qëndruar, ndërsa “The Sun” raporton për një situatë më të tensionuar. Sipas të përditshmes ishullore, Reali po mendon opsionin e dërgimit dhe stërvitjen e lojtarit me ekipin e dytë.
Diçka e tillë nuk do të ishte një zgjidhje që ndihmon, por drejtuesit e Realit po e mendojnë seriozisht këtë mundësi.