Van Dijk: Siti kampion? Nuk është fundi i botës, tani nis epoka jonë!

Virxhil Van Dijk është padyshim një nga shtyllat e suksesit të Liverpulit. Mbrojtësi i të kuqve ka folur gjerë e gjatë për rritjen e këtij ekipi, ndërkohë që ende nuk është dorëzuar për titullin kampion. “The Reds” nuk kanë asgjë në dorë, duke pasur parasysh se nëse Siti e kalon me sukses ndeshjen e fundit, atëherë do të fitojë titullin kampion.

“Shpresojmë të vazhdojmë sfidën për titull. Mançester Siti është një nga ekipet më të mirë në botë dhe ata e kanë treguar gjatë gjithë sezonit se sa të vështirë mund t’ia bëjnë çdo skuadre në botë. Gjithsesi ende sezoni nuk ka mbaruar dhe gjithçka është e mundur. Titullin e kanë në dorën e tyre. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk e fitojmë titullin, nuk është fundi i botës.

Kemi pasur një sezon fantastik, të dyja ekipet. Të konkurrosh me Sitin do të thotë shumë mbi progresin tonë nga sezoni i shkuar. Ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur të dielën dhe do ta shohim. E vetmja gjë që mund të përpiqemi të bëjmë është të fitojmë ndaj Ulvërhempton dhe finalen e Champions League”, është shprehur për mediat Van Dijk.

Mbrojtësi holandez thekson më tej se ky ekip ka mundësinë të rritet edhe më shumë, nisur edhe nga mosha mesatare që ata kanë. “Siti ka këtë status sepse ata kanë dominuar shumë vitet e fundit. Shpresoj që edhe ne të mund të vazhdojmë t’ia bëjmë të vështirë çdo ekipi në botë. Kemi një grup me një moshë të mirë, nga 20, në 27, 28 vjeç. Shpresojmë që së bashku të bëjmë gjithçka për disa vite radhazi, të rritemi si ekip dhe të korrim shumë suksese. Është vetëm fillimi dhe shpresojmë që ta bëjmë diçka të tillë çdo vit”, shtoi mbrojtësi.

Ai i rikthehet sërish ndeshjes me katalanasit, asaj përmbysjeje të madhe që Liverpuli bëri. Të fitosh 4-0 ndaj tyre do shumë guxim dhe anglezët ia dolën me sukses.  “E thashë pas ndeshjes me Barcelonën, gjithçka është e mundur.  Rezultati i ndeshjes së parë nuk tregoi atë që prodhoi fusha. Jo shumë ekipe ia bëjnë aq të vështirë Barcelonës. Mënyra se si u bëmë presing, mënyra se si krijuam rastet ndaj tyre, mënyra se si i vumë në vështirësi, kërkon shumë guxim.

Duhet të marrësh përsipër riskun në mbrojtje dhe ne e bëmë diçka të tillë.  Ishte diçka fantastike për të gjithë djemtë dhe për të gjithë ata që janë të lidhur me Liverpulin. Tani mund të fokusohemi te ndeshja e së dielës në kampionat. Nëse Siti fiton, atëherë urime. Nëse nuk ndodh, atëherë do të festojmë ne sërish këtë të diel. Duhet të mbajmë kokën lart. Deri tani kemi pasur një sezon fantastik. Është vetëm fillimi”, ka përfunduar Van Dijk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online