Bajerni i Mynihut njoftoi së fundmi se Frenk Riberi do ta mbyllë me bavarezët në fund të këtij sezoni. Francezi është pjesë e gjermanëve prej 12 vitesh, ku është shndërruar në një nga ikonat e Bajernit.
Në lidhje me largimin e tij ka folur ditën e sotme vetë Riberi, i cili ka treguar se e ka shumë të vështirë lamtumirën pas plot 12 vitesh. Gjithashtu, 36-vjeçari foli edhe për marrëdhënien e tij me tifozët si dhe me Arjen Roben.
LAMTUMIRA – “Pas 12 vitesh është gjithmonë e vështirë. Kam luftuar fort dhe kam fituar shumë këtu. Ishte një kohë e mrekullueshme për mua dhe familjen time. Nuk do ta harroj kurrë.”
PËRSHËNDETJA E FUNDIT ME TIFOZËT – “Do të jetë e bukur, por gjithashtu shumë e vështirë. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të ngushtë me tifozët. Ata gjithmonë kanë qenë pas meje.”
ROBBERY – “Kur Arjen bëri debutimin e tij ndaj Volfsburg, më dukej sikur kishim kohë të gjatë që luanim bashkë. Unë në të majtë dhe Roben në të djathë. Kemi bërë paraqitje të mira dhe kemi fituar shumë së bashku.”