Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur në sfidën e luajtur pas mesnate mes DC United dhe Colombus Creë. Në ndeshjen e vlefshme për MLS-në amerikane, arbitri i takimit i ka bërë lëmsh të gjithë në minutën e 22-të.
Fillimisht, gjyqtari kryesor është përplasur padashje me një nga lojtarët e DC United dhe kjo ka sjellë që Colombus të niset në kundërsulm, me anë të të cilit kaluan në avantazh. Gjithsesi, festa nuk zgjati shumë, por vetëm disa sekonda.
Protagonist ishte përsëri arbitri, i cili këtë herë iu drejtua sistemit VAR dhe vendosi që goli të anulohej. Arsyeja? Faull ndaj lojtarit të vendasve, të cilin siç duket nga pamjet e ka shkaktuar vetë ai.
Gjithashtu, përpara episodit të përplasjes së tij me lojtarin, shihet që sulmuesi i Colombus, Zardes kryen një tjetër faull ndaj Brilant. Sidoqoftë, goli u anulua dhe DC United triumfoi në fund me shifrat 3-1.