Kamza u përjashtua nga kampionati dhe ishin disa lojtarët cilësorë që skuadra kryeqytetase kishte në përbërje. Një ndër më të spikaturit ishte sulmuesi Sebino Plaku, i cili së fundmi ka marrë edhe një ofertë nga ish-klubi i tij, Dinamo. Një lajm i tilla raportohet nga Superliga Shqiptare_80 në Instagram.
Klubi kryeqytetas dëshiron rikthimin në elitë sezonin e ardhshëm dhe për këtë i duhet të bëjë merkato cilësorë. Mbetet për t’u parë se çfarë përgjigje do të kthejë Plaku, i cili me Dinamon është aktivizuar në të shkuarën dhe numëron 17 gola (maksimumi për sulmuesin në një kampionat) në sezonin 2008-2009.
Plaku, tashmë 33 vjeç, ka treguar se mund të japë ende në Superiore. Gjithsesi një rikthim te Dinamo, që prej disa vitesh garon në Kategorinë e Parë, nuk përjashtohet. Momentalisht sulmuesi vijon të përgatitet privatisht, në pritje të hapjes së merkatos së verës.