Milani është në një krizë të thellë këtë sezon. Kuqezinjtë do të duhet të ndërhyjnë me patjetër në merkato për të bërë lëvizjet e duhura. Gatuzo është gati e sigurt se po jeton muajt e fundit si trajner i kuqezinjve. Mauricio Sarri dhe Lorenzo Insinje janë dy synimet e para në projektin për ta ngjitur Milanin. Lojtari nuk ndihet mirë në Napoli dhe me shumë mundësi do të largohet për të provuar një tjetër eksperiencë. Me një ofertë të lartë financiare, lojtari dhe Napoli do te bindeshin për ta përmbyllur transferimin.
Ndërkohë vendi i Mauricio Sarrit është duke u lëkundur. Trajneri dështoi ta çojë Çelsin tek titulli, madje është në dyshim të madh edhe prezenca në Champions për sezonin e ardhshëm. Kështu është shumë i mundur një largim i tij nga “Stamford Bridge”. Me ardhjen e Insinjes, drejtuesit kuqezinj do ta kishin të lehtë ta sillnin Sarrin në “San Siro”, pasi trajneri aty do të gjente lojtarin e tij të preferuar, tek i cili mund të mbështesë projektin e tij për Milanin e madh.