Shpërdorimet e pabesueshme po bëhen të shpeshta në Superiore. Pas rastit të javës së kaluar ku Edon Hasani i Tiranës bëri më të vështirën para portës së Kukësit, një tjetër gafë e ngjashme vjen nga skuadra e Partizanit.
Ganez Emanuel Mensah nuk arrin të bëjë kontaktin e duhur me topin edhe pse me portën e boshatisur vetmë pak metra larg tij.
40’ – E pabesueshme çfarë humbet Mensah. Pas një kombinimi të mirë nga e djathta mes Asanit dhe Ibrahimit, topi mbërrin në qendër të zonës së Laçit. Aty ndodhet i lirë sulmuesi Mensah, por me portën e boshatisur, e çon topin jashtë. Nuk iu beson syve sulmuesi i “Demave”.